Në ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Spitalin e Korçës. Mësohet se një nënë e re 20-vjeçare ka humbur jetën në këtë spital, pasi kishte shkuar për t’u vizituar.

E reja kishte ishte paraqitur me tension të lartë në ambjentet e spitalit dhe aty ka gjetur vdekjen.

Pas kësaj ngjarje të rëndë familjarët e 20 vjeçares Grejsi Prifti, kanë akuzuar mjekët si shkaktarë të vdekjes së saj.

20 vjeçarja kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, vetëm 20 ditë më parë, ndërkohë që familjarët deklarojnë se mjekimi i gabuar ka sjellë vdekjen e të afërmes së tyre.

Pritet ekspertiza në Tiranë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë mësohet se e reja kishte lindur fëmijën në maternitetin e Tiranës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook