Një 44-vjeçare nga Përmeti është gjetur e mbytur pa shenja dhunë, në lumin e Vjosës.

Nga burime zyrtare të Policisë së Përmetit mësohet se gruaja i kishte thënë familjarëve se do dilte të blinte diçka, por nuk është kthyer më.

Policia e Përmetit bën me dije se nga kërkimet e realizuara nga polumbarët, është gjetur trupi i saj i pajetë në lumë.

Nga veprimet e kryera ka rezultuar se 44-vjeçarja në kushte të depresionit është hedhur nga shkëmbi në lumin Vjosë.

Njoftim i Policisë
‘Më datë 02.10.2017, në lumin Vjosë, është gjetur e mbytur pa shenja dhune, shtetasja V.J vjeç 44, banuese në Përmet.

Nga veprimet e kryera rezulton se, në depresion, pranë qytetit, është hedhur nga shkëmbi në lumin Vjosë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook