Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një burrë ka humbur jetën në mënyrë të papritur.

Burime zyrtare nga Policia e kryeqytetit bëjnë me dije se 50-vjeçari me iniciale E.Gj., është rrëzuar aksidentalisht në rrugën kryesore në Paskuqan dhe ka gjetur vdekjen.

Ende nuk dihen arsyet, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook