Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e njohur “Shpella e Pëllumbasit” në Tiranë, ku dy turistë shqiptarë kanë rënë nga lartësia.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 12:15, ku shtetasi Xh.S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F.D., ka mbetur në një gryk kanioni

Njoftimi i Policisë
Më datë 19.05.2018, rreth orës 12:15, te “Shpella e Pëllumbasit”, kanë rënë nga lartësia shtetasit Xh. S., dhe F. D., ( pjesë të një grupi turistësh shqiptar).
Shtetasi Xh. S., dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa shtetasi F. D., ka mbetur në një gryk kanioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses po punojnë për nxjerrjen e shtetasit F. D., nga gryka e kanionit dhe për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujit të shtetasit Xh.S.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook