Një burrë është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jeton në Tiranë. Ngjarja është shënuar gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Llambi Bonata” në zonën e Kombinatit.

41-vjeçari G.M. u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, njoftoi Policia.

41-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, shtuan të njëjtat burime.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për vlerësim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook