Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital në Kinë. Një djalë i vogël 2-vjeçar i cili është prekur nga kanceri i’u nënshtrua një trajnimi të dhimbshëm në spital. Teksa kalonte disa momente të tmerrshme dhimbje djaloshi ka kërkuar të ëmën e tij. Por ajo që dyvjeçari nuk e dinte ishte se ai ishte braktisur nga nëna e tij, të cilët nuk donin më të kujdesen për të për shkak të sëmundjes së tij të rëndë.

Djali i shtruar, i quajtur Hu Haoyang, u diagnostikua me hepatoblastomë, një formë e rrallë e kancerit të mëlçisë, mbi një vit më parë.

Familja e Yangyang vjen nga Yicheng, Provinca Hubei në Kinën qendrore. Fillimisht djali u diagnostikua me hepatoblastomën në maj të vitit 2016, kur babai i tij e gjeti atë vazhdimisht temperaturë. Ai mori tre seksione të kimioterapisë dhe kishte hequr dy të tretat e mëlçisë së tij.

Mjekët ja dolën të ndërprenin kancerin por sëmundja e dy vjeçarit do të vazhdonte sërish. Kështu mjekët sugjeruan që familja e tij të organizonte një transplantim të mëlçisë për fëmijën. 

Faturat e operacionit rreth 112,215 sterlina, një numër astronomik për babin e fëmijës, Hu Xiaofei, një punëtor migrant. Teksa babai luftonte për të përmbushur shumën që djali  të hynte në operacion nëna e tij e braktisi atë duke marr me vete dhe £ 22,470 që familja kishte ngritur për të paguar trajtimin mjekësor të Haoyang.

LEXO EDHE:  FOTO/ Pamje shokuese, nëna publikon imazhet e djalit 12-vjeçar në arkivol

E detyruar nga frika se burri i saj do ta denonconte në polici ajo i ktheu paratë por  largua pas një jave dhe nuk u kthye kurrë. Në fotot e shfaqura në internet tregojnë fëmijën e vogël i cili është duke qarë kërkon për nënën e tij.
Babai Hu, nuk deshi t’i tregonte të birit të tij të vërtetën, kështu që ai i gënjeu duke thënë: ‘Nëna është jashtë për punë tani.’

Dy-vjeçari ka pësuar tashmë mbi 20 raunde të kimioterapisë dhe nëntë operacione kirurgjikale. Hu tha se djali i tij po lufton fort me kancerin  dhe se ai do t’i jepte një buzëqeshje para se të vinte në sallën e operacionit. Historia e Haoyang ka tërhequr vëmendjen e publikut kinez. Një faqe donacioni u krijua për të ndihmuar familjen më 13 shtator. Dhurimi ka arritur në 91 për qind deri më sot, me një qëllim prej 700,000 juanë (78,592 £) deri më 13 dhjetor.

(Marrë nga DailyMail, pëkthyer nga “DuaLajm.com”)


Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook