Në orët e para të mëngjesit të sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një 28-vjeçar me inicialet A.B., ka tentuar të përdhunojë një vajzë identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.

Ndërkohë në njoftimin zyrtar të policisë, kjo e fundit ka bërë me dije se autori i veprës së shëmtuar është vënë tashmë në pranga.

Njoftimi i policisë

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.B., 28 vjeç, banues në  Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se  ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale më dhunë, me një  shtetase.

Materialet  u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur nē tentative”, parashikuar nga nenet 102 e 22  të Kodit  Penal”.