Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, ku bëhet me dije se një i ri ka tentuar që ti vrasë veten duke u helmuar me një shiringë. 

Burime nga policia shprehen se ishin familjarët e tij të cilët e kanë gjetur të shtrirë, ndërsa e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Informacioni i policise
Më datë 01.09.2017, rreth orës 23:50, në Spitalin rajonal Vlorë, është dërguar me ambulancë shtetasi I.S,vjeç 30, banues në fshatin Zvërnec, i cili ka injektuar me shiringë në trup lëndë helmuese dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes