Teksa mijëra studentë janë tubuar përpara ambjenteve të Kryeministrisë, njëri prej të rinjve është shkëputur nga turma dhe ka nisur të kryejë ritet e besimit islam, duke u falur midis Parlamentit dhe Xhamisë së “Namazgjasë”.

I riu duket se ka zgjedhur t’i shmanget turmës dhe të falet vetëm, ashtu si e kërkon feja islame.

Kujtojmë që protesta e studentëve vijon prej 9 ditësh, ku ata kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre që ia kanë parashtruar Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë.

Pastrimi i mbeturinave përpara Ministrisë së Arsimit, si dhe shmangia e politikës, e kanë shndërruar këtë protestë në tubimin më madhështor të 28 viteve të fundit në Shqipëri.