Një 53-vjeçar i identifikuar si Edmond M., banues në Peshkopi ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Arrestimi i 53-vjeçarit ka ardhur pasi ka qenë gruaja e tij, shtetasja M.D., 37-vjeçe që e ka denoncuar në polici duke pretenduar se burri e kishte rrahur në sy të fëmijëve.

NJOFTIMI I POLICISË
“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Edmond. M, 53 vjeç, banues në Peshkopi. Arrestimi i tij u bë pasi në Komisariatin e Policisë Dibër, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, shtetasja D.M, 37 vjeçe banuese në Peshkopi, se bashkëshorti i saj në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike edhe në prezencë të fëmijëve të tyre të mitur. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a, pika 4, i Kodit Penal.”