Ky është momenti tronditës, kur një punonjëse e fast-food pështyn në ushqimin e një klienteje, pas një debati me të.

Klientja shkoi të merrte një sanduiç, së bashku me një grup miqsh rreth orës 2 të mëngjesit.

Ajo debatoi me punonjësen, e cila me padurim priste të ikte në shtëpi dhe të mbyllte turnin.

Punonjësja u kap në kamera, duke pështyrë brenda bukës para klientëve.

Para eprorëve ajo u përpoq të justifikonte veten, duke pretenduar se dyqani ishte i mbyllur dhe ajo donte të shkonte në shtëpi.

Më vonë ka postuar pamjet e turpshme në ‘Facebook’, ku janë parë më shumë se 500,000 herë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook