Dy djem 5-vjeçarë shihen duke luftuar gjatë një ndeshjeje boksi Muay Thai. Ky sport është mjaft popullor në Tajlandë, dhe shpesh herë është një rrugëdalje nga jeta e varfër.

Dy vogëlushët, Gampan me të kuqe dhe Biggop me blu ishin dy protagonistët e ndeshjes së boksit në Roi Et, Tajlandë, të enjten e kaluar.

Në video shihen se si ata zihen pa kokore pasi i gjuajnë njëri-tjetrit me grushte.

Arbitri i shikon ata, por nuk ndërhyn. Disa shikues vlerësuan forcën dhe teknikën e djemve duke thënë se ata do të rriteshin për të qenë ‘luftëtarë të shkëlqyeshëm’.