Në përgjithësi shumica e lokaleve publike, apo ‘club’-eve të natës kanë zëvendësuar letrat e duarve me tharëset elektronike.

Kur përdorim një banjë publike, rrezikohemi të infektohemi nga ambjenti përreth, por nuk e kemi ditur se rreziku i vërtetë ndodhet aty ku nuk e kemi menduar ndonjëherë.

Në internet u bë virale fotoja e Nichole Ward- it, e cila vendosi të bënte një eksperiment të vogël.

Ajo vendosi një pjatë transparente laboratori në tharëse dhe e la aty për 3 minuta. Disa ditë më vonë, ajo shkoi për të parë ç’kishte ndoshur dhe vuri re një ‘pushtim’ të gjallë mikrobesh.

“Mos i thani më duart me diçka të tillë. Këto lloj kërpudhash apo bakteresh do të ngjiten në duart tuaja, ndërkohë që ju largoheni me idenë se i keni duart të pastra.” , shkruajti Nichole në Facebook.

Nuk munguan skeptikët, të cilët u shprehën se mbase shqetësimi i Nichole- s ishte i tepruar.

Ekspertja e shëndetit Jennifer Wider, tha se në fakt shqetësimi i Nichole- s nuk ishte aq i tepruar sa dukej. Ajo pohoi se fotografia përbënte një shqetësim publik.

“Banjot publike janë të mbushura me mikrobe dhe nuk është për t’u çuditur që tharësit e duarve të përhapin gjithashtu mikrobe. Disa studime e kanë kundërshtuar idenë se tharësit e duarve mbajnë mikrobe, por unë mendoj se ky eksperiment i pjatës është mjaft bindës.”, shtoi Wider.

LEXO EDHE:  Këto janë 5 arsyet përse nuk duhet të martoheni!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook