Fotografimi i demit i ka kushtuar shtrenjtë një turisti të moshuar . Ai nuk ishte në garë, por një dem i inatosur e sulmoi atë, teksa ai ishte i fokusuar të regjistronte arenën me iPad-n e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin portugez Tereceira në një shfaqje toreadorësh. 

Burri që po shihte shfaqjen në rrugë, nuk arriti ta kuptonte se demi e mori në shënjestër. Kafsha e ngriti në ajër dhe e përplasi disa herë, por fatmirësisht pa pasoja serioze për jetën.