Këngëtari i njohur i cili përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian të këngës, Eugent Bushpepa ka humbur një prej personave më të dashur.

Sot është një ditë e trishtë për këngëtarin e njohur shqiptar, pasi babai i tij është ndarë nga jeta pas një aksidenti të rëndë në Tiranë, i cili prej ditësh qëndronte në koma.

Lajmi është bërë i ditur përmes një statusi në “Facebook” nga gazetari dhe publiciti Gjergj Marku.

Postimi i plotë i Gjergj Markut:
SOT, per te ngushelluar artistin Gent BUSHPEPA dhe familjaret per ndarjen nga jeta te babait te tij!…

(Babai i kengetarit te njohur mirditas eshte ndare sot nga jeta pas nje aksidenti te rende ne Tirane, ku dhe qendronte ne koma prej ditesh.

Gjon Bushpepa ka qene drejtues ne disa sektore ne Mirdite dhe jo vetem. Prej vitesh jetonte familjarisht ne Tirane.

Ceremonia mortore ne RRESHEN.

Ngushellime te thella familjes per kete humbje te parakoheshme!)