Sfida virale “10 vite më parë’ është trendi më i ri në rrjet, pjesë e të cilit janë bërë edhe personazhe të njohur të ekranit.

Shumë prej tyre kanë nisur të postojnë foto të 10 viteve më parë duke e krahasuar me një foto koherente. Falë internetit, të gjithë kemi akses në rrjetet sociale dhe megjithëse qëllimi i tyre është të ndajmë mendimet tona me të tjerëve, por shpesh njerëzit nuk dijnë limite, duke dalë kështu nga të gjitha kornizat etike e morale.

Një foto e paskrupullt, një krahasim i turpshëm, i fotos së gazetares së ndjerë Adelajda Xhamani, po qarkullon në rrjetet sociale. Një shaka e tmerrshme pa kripë, humor i zi që nuk imagjinohet t’i bëhet kurrë një personi të ndjerë!