Një ngjarje e rëndë tronditi jo pak opinionin publik në 27 Shkurt, ku një 16-vjeçar grabiti dhe qëlloi me plumb në kokë gjishin e tij, dhe duke ngritur alibi adoleshenti inskenoi ngjarjen duke e bërë të ngjante si një grabitje.

Pas dëshmisë në polici Vangjel Kapllani i cili trashëgonte emrin e gjyshit të tij të ndjerë pranoi se e kishte kryer ai krimin e rëndë duke i vjedhur të moshuarit rreth 1 milionë lekë, me pretendimin “e vrava gjyshin më se nxiu jetën”.

Akuzat qe rendojne mbi nipin jane “vrasje per shkak te marredhenieve familiare” dhe “armembajte ka leje”.

Adoleshenti para hetuesve ka pranuar se ishte pikërisht ai vrasësi i gjyshit të tij. Nipi i viktimës ka treguar se ka qëlluar 69- vjeçarin me plumb në kokë, me një pistoletë “Zastava”, të cilën ua kishte blerë disa të rinjve në Vlorë.

Gjykata e Krimeve të Rënda ditën e sotme e ka njohur të akuzuarin me masën e arrestit me burg, ndërkohë që para gjykatës bashkë me autorin e krimit kanë dalë edhe tre të arrestuarit e tjerë që dyshohet se i kanë shitur armën Kapllanit.

Kujtojmë se nipi jetonte me të gjyshin qysh prej vitit 2004 pasi prindërit e të miturit kishin humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Greqi.