Një punëtor 49-vjeçar në Berra, në provincën e Ferrara, ka humbur jetën pasditen e sotme, ndërsa punonte në një kantier ndërtimi në Lido di Spina.

49-vjeçari me inicialet C.K., me origjinë shqiptare, i cili jetonte prej vitesh në Berra, ka mbetur i vdekur pasi e zuri kova e betonit ku po përziente çimenton me lopatë.

Sipas mediave italiane, pjesa e përparme e automjetit ra mbi shqiptarin duke e lënë të vdekur në vend.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe karabinierët e Comacchio, përveç shërbimit mjekësore të punës të AUSL që bëjnë hetimet e rastit.

Më vonë gjatë pasdites, me autorizimin e gjykatësit, trupi i pajetë i punëtorit shqiptar u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Ferrara.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook