Një modele në Arabinë Saudite është arrestuar pasi ka publikuar një video në Snapchat e veshur me minifund ndërsa shëtiste pranë një fortese.

Vajza e njohur si ‘Khulood’ mbante veshur fund të shkurtër, bluze të zezë dhe atlete.

Mediat vendse njoftojnë se policia e Rijadit arrestoi modelen për shkak se veshja e saj konsiderohet ‘mosrespektim dhe shkelje e mësimeve të Islamit’.

Sipas ligjit suprem arab “Shariat”, gratë në Arabinë Saudite duhet të veshin rroba të njohura si abayas. Ky ligj aplikohet dhe për gratë e huaja.

Shumica e tyre duhet të mbulojnë flokët dhe fytyrën me një perde të zezë dhe pse janë bërë përjashtime për personalitete që vizitojnë vendin.

Video e vajzës,  ka shkaktuar diskutime shumë të mëdha në rrjetet sociale dhe disa nga kometuesit kërkuan arrestimin e saj për thyerjen e kodit të rrobave strikte të vendit mysliman, ndërsa të tjerë kanë dalë në mbrojtje të saj duke e përgëzuar guximin e saj.