Sipas “The times” Eden Hazard po refuzon të nënshkruajë një kontratë të re në Chelsea me shpresën për të marrë një ofertë nga Real Madrid.

Përfaqësuesi i Belgjikës ka ndjekur bashkëlojtarin e tij Thibaut Courtois në mbajtjen e bisedimeve të tij të kontratës në pritje deri në fund të sezonit pavarësisht gatishmërisë së klubit për ta bërë atë lojtarin më të paguar në historinë e tij me një marrëveshje me vlerë 300,000 paund në javë.

Hazard, 26 vjeç, është i lumtur në Stamford Bridge, por nuk është akoma i gatshëm të zgjasë kontratën.

Lojtarit i kanë mbetur dhe 2 vjet e gjysmë në kontratën me Chelsean ndaj po heziton nënshkrimin, pasi  ndryshe do t’i jepte fund shpresave të tij për t’u bashkuar me Realin. Klubi spanjoll e ka dëshiruar Hazardin prej shumë kohësh, por megjithë shprehjen e interesit, nuk ka bërë një ofertë zyrtare verën e kaluar.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook