Arilena Ara është padyshim një nga zërat më premtues të muzikës shqiptare.

Deri më tani ajo ka korrur sukses të konsiderueshëm me këngët e saj, ndërsa “Nëntori” ishte hiti i cili e katapultoi në karrierë. Dihet që ajo këngë është një deditikim për babain e saj të ndjerë.

Kësaj here ajo ka kujtuar babain e saj në ditën e ditëlindjes së tij. Në videon e postuar pak minuta më parë nga këngëtarja, ajo shihet duke konkurruar në spektaklin e fëmijëve ‘Gjeniu i vogël’ dhe në një moment Arilena flet e emocionuar për babin e saj, i cili ishte i pranishëm në studio duke e ndjekur.

“Edhe njëherë t’më përqafoje babi… Gëzuar ditëlindjen në parajsë!”, shkruan Arilena pranë videos ku shihet babai i saj duke e përqafuar dhe duke gëzuar së bashku me të për suksesin e saj.

 

Edhe njehere t’me perqafoje, babi.. Gezuar ditelindjen ne parajse!

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook