Emigranti i paligjshëm i cili hyri në Britani me kamion, u lejua të bridhte i lirë për muaj të tërë, pavarësisht se u arrestua për vepra të dyshuara në lidhje me lëndët narkotike.

Arsen Spahiu, me origjinë shqiptare, u lirua me kusht, pavarësisht se kishte hyrë ilegalisht në vend. 25-vjeçari u lirua për gjashtë muaj, derisa u zhduk nga radarët e policisë, por më pas u kap me një hanxhar mishi.

Në Gjykatë u tha se autoritetet nuk mund të përcaktonin saktësisht se kur shqiptari hyri në Vend, duke besuar se ai arriti atje mes vitit 2015 dhe fillimit të vitit 2018.

Prokurori Kerry Maylin tha në Gjykatën e Portsmouth, se Spahiu u arrestua nën dyshimin për trajtimin e substancave të klasit A, si kokainë dhe heroinë në prill të vitit të shkuar. Por, pas arrestimit të tij në Southampton, ai u lirua me kusht. Më pas, policia e Portsmouth e ndaloi në tetor.

Gjyqtari David Melville QC shtyu çështjen për dënimin e shqiptarit më 8 shkurt, duke i thënë Spahiut se do të mbahet në paraburgim. Hetimet për trajtimin e dyshuar të drogës vazhdojnë.