Bëhet fjalë për një tub uji që do ti bashkangjitet atij të “gazsjellësit”, i cili do të shtrihet deri në Itali.

Qyteti i Puglias ka mungesë në ujë dhe është një nga problematikat e rëndësishme që ka vënë në qëndër të vëmëndjes guvernatori Michele Emiliano.

Në fjalën e tij në Caserta në konventën me titull: “Nga qymyri në Paris” u shpreh se uji dhe gazi që “vrapojnë” së bashku në fundin e detit, janë tentativat mes Shqipërisë dhe rajonit të Puglias në Itali.
Në një takim që ka bërë me kryeministrin Rama, guvernatori puliez ka propozuar planin që tubit të “gazsjellësit” ti shtojnë edhe një tjetër përkrah, që do të jetë zgjidhja m◄ e mirë për rajonin.

Sipas tij në këtë marrëveshje dypalëshe shqipëria përfiton nga nevoja ekonomike dhe në Puglia zhduket përfundimisht mungesa e ujit.

Propozimi i guvernatorit sipas “Corriere”.

 “Disa ditë më parë, thotë Emiliano, isha në Shqipëri ku takova kryeministrin Rama. Në ato ditë në Shqipëri ishte edhe Toni Blair të cilin po kështu e takova.

Ai ishte i shqetësuar për situatën e rendit publik në Salento kështu që unë i bëra një propozim në rakordim me kryeministrin shqiptar; përse të mos ndërtojmë një tub që do të ecë përkrah atij të gazit që do të sjellë ujin e Shqipërisë, që ka aq shumë nevojë për ta shitur, në Salento, ku akoma marrin ujë nga pusi? A nuk është edhe ky një kompesim mjedisorë? Është e mundur”.

LEXO EDHE:  FOTO/ S'ka të ndalur droga shqiptare drejt Italisë, kapet gomonia me 500 kg lëndë narkotike, në pranga shqiptari (Emri)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook