Eduard Selami i cili garon për kreun e Partisë Demokratike teksa vazhdoi turin e takimeve me demokratët në jug të vendit bëri një thirrje të fortë për krijimin e një koalicioni me vler për të gjithë shqiptarët dhe për të risjellë në jetë shpresën e PD-së.

“Të hapim dialogun sesi ne të bëhemi dhe njëherë shpresë dhe partia e vlerave të Shqipërisë, bazuar kjo në vlerat e së djathtës. Ti rikthehemi edhe njëherë atyre shtresave që bënë atë përmbysjen e madhe dhe e futën Shqipërinë në rrugën e Europës, shtresën e ish të përndjekurve politikë, shtresën e ish pronarëve, shtresat e biznesit të vogël, rininë që e kishim, intelektualët. Ne e filluam si parti e intelektualëve, pesha specifike e Partisë Demokratike në fillimet e saj ka qenë shumë e lartë. Ne këtë duhet te kthejmë, po nuk u kthyen dot këtu, nuk kthejmë dot shpresën, nuk vijmë dot ne pushtet, së bashku do ta bëjmë”, u shpreh Selami.

Selami përsëriti ato kërkesa që i ka drejtuar vazhdimisht drejt kandidatit Lulzim Basha që ai të mbajë premtimin për debatet e hapura për të gjithë demokratët ashtu edhe për publikun. Ai kërkon gjithashtu të shpallt edhe lista e anëtarësisë së PD-së.

“Debati që më premtoje me kamera, do të doja të ishin këtu dhe kamera të tjera ti sjelli këtu. Kur unë kërkoj të shpalli listat sepse nuk ka pse të ketë frikë, ne nuk jemi parti ilegale. Ne duam, dhe demokratët duan të dinë se çfarë liste do votohet. Unë mendoj se këto janë kritika të drejta, për një garë të barabartë që nuk është”, foli Selami.

LEXO EDHE:  Astrit Patozi thumbon sërish Bashën: Objektivat i arriti, tani le të pushojë

Gjithashtu Selami e kritikoi edhe për tri humbjet e njëpasnjëshme që Basha bëri duke i listuar edhe disa prej arsyeve pse kishte humbur.

“E kam quajtur një politikë të gabuar të Bashës dhe aty u dëmtua mënyrën sesi e trajtojnë çështjen e marrëveshjes dhe futjen e tij në përplasje me komunitetin ndërkombëtar dhe aleatët tanë strategjik, dhe këtë çmim e pagoi me humbjen. Marrëveshjen e kam përshëndetur thjesht në parim ndërsa detajet e saj i kam kritikuar dhe them që është një ndër shkaqet e humbjes”, mbylli Selami fjalën e tij.