Gramoz Spahiu, efektiv i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë 48 – vjeç banues në fshatin Mirakull të Beratit ka humbur armën e shërbimit. Mësohet se efektivi Spahiu e ka evidentuar humbjen e armës së shërbimit në fshatin Pronovik të qytetit të Poliçanit,pranë Repartit të Zjarrëfikësve.   

Denoncimin ai e ka bërë vetë efektivi 2-ditë më parë në policinë e Skraparit.

“Më datë 30.11.2018, ka bërë kallëzim shtetasi G.S,vjeç 48, banues në fshatin Mbrakull se në fshatin Pronovik Poliçan i ka humbur arma e shërbimit. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim”, njofton policia.