Ballina Ekonomi Ahmetaj : Në mandatin e ri do të ulim taksat, dhe do...

Ahmetaj : Në mandatin e ri do të ulim taksat, dhe do te rrisim pagat në shtet me 40%

SHPËRNDAJE

Propozimi më i rëndësishëm në programin e ri të Partisë Socialiste, që prek bizinesin, është ulja me gati tre herë e tatimit mbi dividentin.

“Do të vijojmë të kemi tatim-fitimin në nivelin aktual, por do të ulim në 6 për qind dividentin”, deklaroi Arben Ahmetaj.

Ish-ministri i Financave është një nga hartuesit kryesorë të programit qeverisës të socialistëve. Ai tha se taksa mbi pagat e larta do të ulet në 18 për qind, ndërsa tatim fitimi për kompanitë e softwareve bëhet 5 për qind.

“E gjitha do të ndodhë ndërsa ne ulim borxhin. Po të shikoni propozimet e partive të tjera, ato nuk e marrin parasysh borxhin. Të rrisësh borxhin sot është të ngarkosh qytetarët me fatkeqësi”, tha Ahmetaj.

Por veç taksave, biznesi ka edhe një tjetër shqetësim të madh. “Por qeveria mund të shohë mundësitë për uljen e kostove të produkteve vendase. Duhet të përmend gjithashtu, sepse e kam shqetësim, çmimin e lartë të energjisë. Ne nuk jemi konkurrencialë”, deklaroi Luan Bregasi.

“Jam shumë i ndërgjegjshëm që duhet parë tashmë kostoja e energjisë për biznesin, për të kërkuar një ekuilibër të ri. Të bëjmë ato që kemi mundësi, pa prishur shëndetshmërinë e sistemit së bashku”, shtoi Ahmetaj.

Socialistët premtojnë gjithashtu se do të rrisin rrogat në shtet me 40 për qind, ndihmë për familjet e reja, si dhe shpërblim për pensionistët nga 7 deri në 10 mijë lekë çdo vit.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Dy akuzat e Prokurorisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, ja sa vite burg rrezikon Saimir Tahiri

Përçarja e bandës së “Habilajve”, çfarë thonë në telefon të zemëruar pjestarët e bandës

Prokurorët shkojnë në Kuvend, kërkojmë zyrtarisht arrestimin e Saimir Tahirit (VIDEO)

VIDEO/ Edi Rama një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si i çekuilibruar, deklarata e Bashës

Analiza e Agron Gjekmarkaj: Bravo çuna italianë, se për “çunat tanë”…

Lajmi i Fundit/ I bllokohet pasaporta Saimir Tahirit

Arrestimi i Tahirit është vetëm hapi i parë, Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Mandateve

Lajmi i Fundit/ Kërkohet arrestimi i Saimir Tahirit nga prokuroria

Vasili publikon mesazhet: “Nuk ishte e nevojshme të të përgjoja ty, more i mjerë, sepse…”

Habilaj u rrëfen italianëve për lidhjet me Policinë dhe mikun që kanë në zyrën e radarëve në Tiranë

Artikulli paraprakE pabesueshme , del alkoli që të dobëson
Artikulli tjetërA na kontrollon ne frika , apo ne atë ?