Ballina Ekonomi Artikulli i “Pens & Patron”: Shqipëria destinacion i ardhshëm për plazhet e...

Artikulli i “Pens & Patron”: Shqipëria destinacion i ardhshëm për plazhet e Europës

Kur kërkojmë rekomandime për pushimet në Evropë, atje ka shumë vende që na përmenden shpesh si destinacione për pushime relaksuese dhe pranë detit.

Dikush mund të mendojë se bëhet fjalë për të shkuar në Barcelonë, në Nisë apo në jugun e Italisë, si vende të ngrohta dhe me diell, shkruan Meagan Nantwich, në faqen e specializuar për turizmin, “Pens&Patron”.

“Zgjedhje të lira janë si Greqia, që është pabesueshmërisht e mbushur me turistë, sidomos nga Evropa, ashtu edhe Kroacia që po e rrit numrin e tyre”, shton “Pens&Patron”.

“Sido që të jetë, Shqipëria është destinacioni më i mirë i ardhshëm për plazhet e kontinentit”, thekson P&P.

“Vendi i vogël mesdhetar ndodhet mes Greqisë, që njihet më mirë, dhe Malit të Zi që është shndërruar në mënyrë të habitshme në shumë popullor, por duke qenë se plazhet e Shqipërisë janë të panjohur, ata mbeten pafundësisht të virgjër”, thuhet më tej.

“Qyteti më i madh i vendit, Vlora, ndodhet mbi gjirin e mrekullueshëm të Vlorës, ku bashkohen detet Adriatik dhe Jon. Ndërkohë që shqiptarët janë të ndërgjegjshëm për plazhet e vendit të tyre, të huajt nuk e dinë një gjë të tillë. Turistët evropianë duhet t’u gëzohen plazheve të Shqipërisë, sidomos faktit që janë shumë pranë vendeve të tyre”, shkruan P&P.

“Natyrisht që akomodimi nuk është i nivelit të pesë yjeve, por infrastruktura ekzistuese turistike është më shumë se e përshtatshme. Qeveria shqiptare e ka vlerësuar si duhet rëndësinë e bregdetit si destinacion turistik dhe ka filluar të investojë shumë për zhvillimin e industrisë së re të turizmit”, përfundon faqja e specializuar për turizmin, “Pens&Patron”. /ata

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Mbyllet ndeshja në "Elbasan Arena", Shqipëria zhgënjen ndaj Norvegjisë