Ballina Aktualitet Dobësohet monedha e gjelbër, dollari amerikan ‘prek fundin’

Dobësohet monedha e gjelbër, dollari amerikan ‘prek fundin’

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan ka prekur sot në vend nivelin më të ulët në 3 vitet e fundit.

Dobësimi i monedhës amerikane ka ardhur si reflektim i dobësimit të tij në tregjet ndërkombëtare, duke u këmbyer sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, me 110.34 lekë, 1.37 lekë më pak se një ditë më parë.

LEXO EDHE:  Euro po bie me shpejtësi! Ky lajm do të gëzojë të gjithë ata që duan të kalojnë festat jashtë vendit

Monedha e gjelbër nuk e kishte kapur këtë nivel që prej 29 tetorit të 2014-s.

Në tregun vendas, këmbimi i euros me lekun, kryesisht varet nga ofertë-kërkesa në vend, ndërsa këmbimi i dollarit me lekun vjen i ndikuar prej tregut ndërkombëtar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook