Ballina Ekonomi Gjigandi botëror i naftës “Shell” kërkime në Shpirag, plane për të investuar...

Gjigandi botëror i naftës “Shell” kërkime në Shpirag, plane për të investuar miliona dollarë

Shqipëria pas projektit të gazsjellësit TAP dhe kaskadës së Devollit pritet të ketë një investim tjetër kolosal në vendin tonë.

Mësohet se ajo është Shell, gjigandi botëror i naftës.

“Pak vite më parë ne patëm në një zbulim në Shpirag. Dhe në atë kohë ishim përpara një pyetje. A ka mjaftueshëm naftë të prodhueshme apo jo? Aktualisht jemi në fazën e vlerësimit. Jemi duke shpuar një pus të ri, i cili deri në fund të këtij viti do të na japë përgjigjen përfundimtare të kësaj pyetje. Nëse rezultatet do të jenë pozitive, atëherë ne do të nisim menjëherë fazën e zhvillimit. Në këtë fazë do të shpohen shumë puse dhe do të ndërtohet infrastruktura prodhuese dhe ajo mbështetëse”, tha Rohan D’Souza, Drejtor i Shell, Shqipëri.

D’Souza theksoi se nëse reultatet do të jenë pozitive atëherë Shpiragu do të shndërrohet në investimin më të madh në Shqipëri.

“Bëhet fjalë për disa miliarda dollarë , të cilat do të investohen brenda një kohe të shkurtër. Në këtë moment nuk mund të them një numër të saktë, pasi jemi duke pritur rezultatet e testimeve. Ne jemi shumë optimistë. Kjo është edhe arsyeja që jemi këtu dhe po vazhdojmë të investojmë. Por në biznesin e kërkimit të naftës nuk je asnjëherë 100 për qind i sigurt pa patur rezultatet përfundimtare”, thotë drejtori i SHELL.

LEXO EDHE:  20-vjeçari u zhduk në lumin Erzen/ Polumbarët vijon kërkimet për gjetjen e trupit, devijohet lumi në "Shpellën e Pëllumbasit" (VIDEO)

Vitet e fundit Shell ka pezulluar investimet në kërkimin e naftës në shumë vende të botës për shkak të çmimeve të ulëta.

“Në këtë moment ka disa paqartësia apo përplasje të ligjeve fiskale. Ne kemi një kontratë që përcakton një kuadër të caktuar fiskal, ndërkohë që administrata tatimore vepron në bazë të ligjeve të saj. Pra ka nevojë të qartësohet se cili ligj do të zbatohet. Kjo është shumë e rëndësishme për ne”, shprehet D’Souza.

Shell është kompania e 6-të më e madhe e botës. Vitin e kaluar ajo arkëtoi 305 miliardë dollarë të ardhura, një shifër 25 herë më e madhe se gjithë prodhimi kombëtar i Shqipërisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook