Ballina Bota Hendeku ekstrem: 42 njerëz në botë janë më të pasur se 82%...

Hendeku ekstrem: 42 njerëz në botë janë më të pasur se 82% e globit

Në ditën që në Davos u mblodhën disa nga emrat më të pasur të globit për të ndjekur nga afër punimet e Forumit Ekonomik, OXFAM publikoi një raport shqetësues për gjendjen e ekonomisë botërore.

Sipas kësaj organizate britanike, aktualisht në botë 42 vetë janë të pasur thuajse sa gjysma e popullsisë globale, duke vënë në dukje rritjen e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve.

Oxfam thotë se 1 për qind e të pasurve të botës vazhdon të zotërojë 99 për qind të pasurive, e madje vazhdojnë të pasurohen edhe më shumë.

82 për qind e pasurisë neto të regjistruar në botë nga marsi i 2016-s deri në mars të vitit 2017 ka shkuar në xhepat e këtij 1 përqindëshi.

As edhe një qindarkë, ndërkohë, nuk është shtuar në xhepat e më të varfërve të planetit, që shkojnë në 3.7 miliardë persona.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Shihni si riciklohet mishi i hedhur në plehra dhe u shitet të varfërve

Kontrasti është i dukshëm edhe si pasojë e faktit që çdo dy ditë regjistrohet arritja e një miliarderi të ri.

OJF-ja britanike ka publikuar një raport të ri mbi pasurinë në botë, në vigjilje të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, që do të mbledhë në qytezën zvicerane “ajkën” botërore të ekonomisë dhe politikës.

“Të rikompensohet puna dhe jo pasuria”, është titulli i raportit, që mund të perifrazohet me dy fjalë: mjerim dhe pabarazi.

Në raport nënvizohet edhe hendeku në pagesë mes meshkujve dhe femrave.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook