Ballina Aktualitet INSTAT/ Shqipëria po kthehet në kantier ndërtimi

INSTAT/ Shqipëria po kthehet në kantier ndërtimi

Trefishohen lejet e ndërtimit për Tiranën, dyfishohen në qarqe. Në të gjithë vendin rezulton një rritje e ndjeshme e lejeve të ndërtimit, duke iu referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave në Republikën e Shqipërisë.

Në të gjithë vendin ka një orientim të lartë të likuiditeteve të lira në ekonomi, në sektorin e ndërtimit.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë të vitit janë dhënë gjithsej 310 leje ndërtimi, nga të cilat 65 në Tiranë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë në gjithë Shqipërinë ishin dhënë vetëm 145 leje.

Ndërsa për gjithë 9 mujorin janë dhënë gjithsej 608 leje, 27% e të cilave (167) kanë qenë në Tiranë. Në krahasim me 9 mujorin e vitit 2016, kur u dhanë gjithsej në gjithë vendin 308 leje, në 2017-n ato janë dyfishuar (rritje 97%).

Në kryeqytet, për gjithë 9 mujorin janë dhënë 167 leje, me një rritje prej 157% në krahasim me 9 muajt e parë të 2016-s, pra pothuajse me një trefishim, (102 leje më shumë).

Pas Tiranës, në vlerë absolute numri më i lartë i rritjes së lejeve të ndërtimit është në Fier, ku janë dhënë 67 leje më shumë, e ndjekur nga Vlora me 48 leje më shumë dhe Durrësi me 38 leje më shumë.

Në tremujorin e tretë 2017 ka një rritje të ndjeshme të lejeve të dhëna në qytetin e Korçës, i cili është kthyer në një destinacion të preferuar turistik, ku janë dhënë 57 leje, nga më pak se 6 leje që janë dhënë mesatarisht tremujorët e mëparshëm.

Ekspertët kanë paralajmëruar se kjo ofertë që po krijohet me apartamente është me e lartë sesa kërkesa dhe tregu mund të rrezikojë në flluskë, teksa banesat rrezikojnë të mbeten pa shitur.

ImageImage

 Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



Kryemadhi: Më 27 janar harrojini flamurët politik, të protestojmë për Shqipërinë, do të jetë mëkat për këdo që…

Aksident në aksin Kavajë-Tiranë, makina përplas çiklisitin 67-vjeçar

Berisha përkujton Rugovën: Sot shqiptarët përkujtojnë 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës

Me shpejtësi skëterrë në autostradë, mjeti përfundon në kanal (Detaje)

“Po nuk të pata unë, s’të ka askush”, ja mesazhi i fortë për vrasjen e Arielës

VIDEO+16/ Pamje të rënda nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, publikohen filmimet e vrasjes në Tiranë

Kush është infermieri 23-vjeçar nga Fieri që i mori jetën Arielës (Foto)

Denoncimi/ Çifti i avokatëve po zhvasin shqiptarët

Basha ngushëllime Jonuz Musliut: Humbje e madhe e një luftëtari të palodhur

Detaje/ Kush janë dy të rinjtë të qëlluar gjatë mesditës së sotme në Tiranë (Emrat)

Artikulli paraprak“Fjalët fluturojnë shpejtësinë e dritës” – Ja pse femrat “vdesin” të bëjnë thashetheme
Artikulli tjetër“Çmendet” Youtube, Dafina Zeqiri topless në klipin e ri (Foto-Video)