Ballina Ekonomi Kartëmonedha 10,000 lekë do të hyjë në qarkullim pas dy vjetësh

Kartëmonedha 10,000 lekë do të hyjë në qarkullim pas dy vjetësh

Banka e Shqipërisë ka lajmëruar emetimin e një kartëmonedhë me vlerë 10,000 lekë e cila do të shërbeje si mjet pagesë vetëm në vitin 2020.

Aktualisht kartëmonedha është në fazën e dizenjimit dhe konfigurimit, teksa gjatë vitit tjetër do të futën në qarkullim prerje të reja të kartëmonedhave ekzistuese 200, 500 dhe 1000 lekë.

Banka e Shqipërisë njoftoi se do të vazhdojë të analizojë strukturën e parasë në qarkullim dhe elementet teknike të dizenjos së kartëmonedhave shqiptare, kryesisht në aspektin e sigurisë. Këto analiza kanë rezultuar në nevojën që ekonomia ka për emetimin e prerjes 10.000 lekë.

Mbajtja e cilësisë së kartëmonedhave në nivele të kënaqshme do të realizohet nëpërmjet zhvillimit të mëtejshëm të proceseve të automatizuara të përpunimit, paketimit dhe shkatërrimit të kartëmonedhave në Qendrën e Cash-it. Në këtë kuadër, synohet zëvendësimi i sistemeve të vjetra të përpunimit me sisteme bashkëkohore të përdorura në bankat qendrore evropiane, si dhe zëvendësimi i sistemit aktual informatik të administrimit të cash-it me një program të ri bashkëkohor.

Banka e Shqipërisë do të rrisë aftësinë e saj në fushën e parandalimit dhe mbrojtjes së monedhave nga falsifikimi. Me përmirësimin e kapaciteteve teknike synohet rritja e kapaciteteve administrative të Qendrës Kombëtare të Analizës. Gjithashtu, do të punohet për rritjen e bashkëpunimit në fushën e falsifikimit, duke formalizuar marrëveshje me autoritetet kombëtare dhe evropiane për këtë qëllim. Në të njëjtën kohë do të punohet për plotësimin e kuadrit ligjor dhe rregullativ sipas kërkesave të legjislacionit të Bashkimit Evropian.

Banka e Shqipërisë do të forcojë praktikat e kontrollit dhe masat e mbrojtjes fizike që garantojnë sigurinë dhe pacenueshmërinë e vlerave monetare që ajo administron, në funksion të emisionit dhe thesarit, në përputhje me praktikat më të mira të fushës. Kjo do të realizohet përmes rishikimit – sa herë që është e nevojshme – të rregullave dhe procedurave të administrimit të vlerave, me qëllim përsosjen e tyre dhe sigurimin e standardeve të cilësisë së parasë në qarkullim, si dhe përmirësimin e mjediseve të depozitimit dhe ruajtjes së tyre.

Tematika e kartmonedhës

Në fund të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë miratoi tematikën që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë. Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”. Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës./monitor

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




Gjykata e Apelit Durrës lë në fuqi vendimin e mëparshëm, Dashamir Xhika mbetet në burg

“Hapja e portave drejt ferrit”, artikulli i ‘The Economist’ për ndryshimin e kufijve në Ballkan

FOTO/ Fejohet këngëtari i njohur shqiptar, publikon pamjet e shkëmbimit të unazave

DOSSIER/ “Të lidhur me tela me gjemba”, si u pushkatuan barbarisht nga komunistët 22 intelektualët shqiptarë

VIDEO/ Aksidenti fatal në Shkodër, 1 minutë heshtje në takimin Vllaznia-Teuta

Bulqizë/ Mbulohet nga dëbora, furgoni me 9 pasagjerë bllokohet 2 orë në rrugë

Vlorë/ Rikthehen atentatet me eksploziv, një tjetër shpërthim biznesi në mesnatë

Rrëfimi tronditës i 18-vjeçares shqiptare: Prindërit më mbajnë të burgosur në shtëpi, duan të më…

VIDEO/ Plagosja e dyfishtë në Tiranë, publikohen pamjet e sherrit mes dy grupeve

“Deklaratat për presidentin e përbashkët Shqipëri-Kosovë”, reagon Vasili: Vendi digjet, Rama…

Artikulli paraprak“Shani, shani se nuk ju rritet rroga”, ish-ministri publikon videon ku denoncon…
Artikulli tjetërAksident fatal tek Metalurgjiku, vdes kalimtari, plagosen dy të tjerë