Ballina Ekonomi EMRAT/ Zbulohen njerëzit më të pasur të Shqipërisë, në listë një grua...

EMRAT/ Zbulohen njerëzit më të pasur të Shqipërisë, në listë një grua dhe një deputet

SHPËRNDAJE

Iniciativa Europiane për Edukim (EEI) dhe Botimet Mapo, publikuan studimin për “super të pasurit” shqiptarë gjatë vitit 2016.

Studimi që rendit 10 sipërmarrësit më të pasur në vend bazohet në analizën e të dhënave zyrtare sipas bilanceve të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Si rezultat i kësaj analize konkludohet në listën e ponderuar të top-10 më të pasurve të vendit.

Ngjashëm me studimet ndërkombëtare për komunitetin e super të pasurve, edhe në Shqipëri ky komunitet dhe dinamikat e tij, përfaqësojnë as më pak e as më shumë, por trendet e ekonomisë vendase dhe performancën e saj kundrejt kushteve aktuale.

Me qëllim përafrimin sa më të madh ndaj realitetit dhe duke u bazuar vetëm tek deklarimet e bilanceve në QKB dhe strukturat aksionmbajtëse, studimi për vitin që shkoi u zgjerua në analizën e 100 bizneseve më të mëdha me aksionmbajtës shqiptarë.

Metodologjia e ndjekur është huazuar nga teknikat bashkëkohore nga Capgemini, KnightFrank, Wealth-X. Natyrisht, këto praktika ndërkombëtare janë përshtatur realitetit shqiptar, me qëllim që të kenë kuptim dhe të mund të jenë të aplikueshme dhe të lexueshme nga shumica.

Metodologjia e aplikuar kësaj here ka mbajtur parasysh dhe është bazuar në dy komponentë thelbësorë të deklarimeve në QKB: fitimin e realizuar dhe kapitalin neto.

Kapitali neto është konsideruar si baza e akumuluar ndër vite nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme ekonomike dhe konsolidimi akumulativ i përpjekjeve sipërmarrëse të bizneseve të 100 individëve të marrë në analizë.

Ndërsa fitimi i realizuar është indikatori thelbësor i dinamikës së performancës sipërmarrëse të këtij komuniteti gjatë vitit të kaluar. Nga ana tjetër, secilit komponent, gjatë analizës së bërë i është atashuar një peshë specifike e barazpeshuar prej 50% secilit, me qëllim identifikimin sa më të thjeshtuar dhe kuptimplotë të ecurisë së vetë komunitetit të super të pasurve në Shqipëri për vitin 2016.

Natyrisht që, biznese që nuk kanë realizuar apo nuk kanë deklaruar fitim, kanë grumbulluar më pak pikë dhe rrjedhimisht kanë shënuar shumë më pak në renditjen e përgjithshme. Pa dyshim që analiza, për vetë sistemin e deklarimeve dhe defektet e mundshme në mbledhjen dhe pasqyrimin e të dhënave, mund të ketë një shkallë të caktuar mospërputhjeje me realitetin, shkak ky që mund të pasqyrohet në mungesën e disa emrave të individëve.

Pavarësisht, vlen të ritheksohet se zgjerimi bazës së marrë në analizë, përshtatja metodologjike dhe klasifikimi, kanë shërbyer dhe shërbejnë për të pasur një situatë sa më të përafërt me realitetin, gjithnjë tashmë të bazuar në të dhënat zyrtare.

Në analizën e të dhënave zyrtare tashmë sipas bilanceve të dorëzuara në QKB, kemi një renditje të përgjithshme të ‘top-30’ sipas tabelës së mëposhtme, ku baza e përllogaritjes është ponderimi 50/50 Kapital Neto dhe Fitim i Realizuar.

Me qëllim evitimin e përllogaritjeve empirike dhe qasjen sa më të përafërt me realitetin, është marrë në konsideratë në ponderim edhe pozicionimi i këtyre individëve gjatë analizave të viteve të shkuara.

Nga një analizë e thjeshtë empirike, vërehet se aktivitetet kryesore të tyre janë investimet, tregtia e karburanteve dhe prodhim/distribucioni. Natyrisht, zëri investime shtrihet në fusha nga më të ndryshmet dhe është komponent kryesor përbërës edhe për sipërmarrësit e karburanteve.

Po kështu, renditja sipas performancës së ponderuar mes kapitalit neto dhe fitimit të realizuar ka konsoliduar për të dytin vit radhazi grupin e 4 sipërmarrësve të parë edhe për vitin e shkuar.

Ndërkohë që në top-10 kemi vetëm një sipërmarrëse femër me predominancë të theksuar të sipërmarrësve meshkuj.

10 personat më të pasur në Shqipëri 

  • 1. Samir Mane
  • 2. Shefqet Kastrati
  • 3. Vasil Naçi
  • 4. Behar Çukaj
  • 5. Tom Doshi
  • 6. Rrok Gjoka
  • 7. Grigor Joti
  • 8. Idajet Ismailaj
  • 9. Vilma Nushi
  • 10. Pëllumb Salillari

Renditja sipas Fitimit të vitit 2016

Nr. Aksioneri

  • 1. Samir Mane
  • 2. Shefqet Kastrati
  • 3. Rrok Gjoka
  • 4. Behar Çukaj
  • 5. Grigor Joti
  • 6. Idajet Ismailaj
  • 7. Lefter Kallo
  • 8. Elvis Sula
  • 9. Agim Zeqo
  • 10. Tom Doshi
  • 11. Vasil Naçi
  • 12. Pëllumb Salillari
  • 13. Geront Cela
  • 14. Vilma Nushi
  • 15. Vjollca Hoxha
  • 16. Agron Shapllo
  • 17. Frident Kuqi
  • 18. Luan Leka
  • 19. Tonin Alia
  • 20. Hajredin Fratari
  • 21. Besnik Sulaj
  • 22. Neritan Dojaka
  • 23. Serafin Orgocka
  • 24. Bledar Çeribashi
  • 25. Ylli Braka
  • 26. Esat Noka
  • 27. Eduard Curraj
  • 28. Luan Muça
  • 29. Ilir Trebicka
  • 30. Renis Tërshana

Tabela paraqet renditjen përfundimtare të top-30 të të superpasurve vetëm sipas fitimit të realizuar për 2016. Parë nga këndvështrimi i peshës specifike renditëse të këtij nëngrupi, kemi që sipas këtij kriteri, fitimit, 4 të parët përfaqësojnë më shumë se gjysmën e fitimit të realizuar nga të gjithë së bashku.

Renditja sipas Kapitalit Neto të vitit 2016

Nr. Aksioneri

  • 1. Samir Mane
  • 2. Shefqet Kastrati
  • 3. Vasil Naci
  • 4. Behar Çukaj
  • 5. Besnik Sulaj
  • 6. Renis Tërshana
  • 7. Idajet Ismailaj
  • 8. Aleksandër Pilo
  • 9. Tom Doshi
  • 10. Vilma Nushi
  • 11. Frident Kuqi
  • 12. Artan Dulaku
  • 13. Agron Shapllo
  • 14. Isuf Ferra
  • 15. Pellumb Salillari
  • 16. Ram Geci
  • 17. Rrok Gjoka
  • 18. Irfan Hysenbelliu
  • 19. Aleksander Frangaj
  • 20. Luan Muça
  • 21. Elvis Sula
  • 22. Serafin Orgocka
  • 23. Vjollca Hoxha
  • 24. Lefter Kallo
  • 25. Roland Hysa
  • 26. Avni Ponari
  • 27. Agim Zeqo
  • 28. Armand Duka
  • 29. Grigor Joti
  • 30. Ylli Braka

Sërish, parë nga këndvështrimi i peshës specifike renditëse të këtij nëngrupi, kemi që sipas këtij kriteri, kapitalit, 4 të parët përfaqësojnë më shumë se e kapitalit të akumuluar nga të gjithë së bashku. Analiza e këtij komuniteti elitë mes të superpasurve të analizuar sivjet për vitin 2016 është bërë edhe në lidhje me paraqitjen e kësaj renditjeje karshi vitit të kaluar, pavarësisht ndryshimit të numrit të shqyrtuar vjet (60 sipërmarrës) dhe grupit të sivjetshëm (100 sipërmarrës.)

Viti që u analizua dhe ky në vazhdim janë pjesë e periudhave shumë dinamike në aspektin politik, si pjesë e zgjedhjeve parlamentare, dhe padyshim që edhe bizneset vendase ndjekin trendet ndërkombëtare në ballafaqimin e tyre me riskun politik dhe impaktin e tij në ekonominë vendase dhe performancën e sipërmarrësve.

Nga ana tjetër, ky komunitet sipërmarrësish ka një ndjeshmëri të lartë dhe ballafaqohet çdo ditë dhe në çdo aspekt me të gjitha reformat ekonomike dhe financiare që qeveria ndërmerr apo ka ndërmend të ndërmarrë, sidomos në sektorët financiarë, strategjikë, infrastrukturorë, juridikë apo zhvillimorë.

Secila reformë dhe të gjitha së bashku pasohen me dinamika që krijojnë kosto shtesë për bizneset dhe për vetë sipërmarrësit, të cilat jo vetëm duhen përballuar, por edhe transformuar në performancë dhe vazhdimësi.

Në këtë kuadër, për vetë peshën dhe përgjegjësinë që ky komunitet përfaqëson ndaj ekonomisë vendase, është shumë e vlefshme të theksohet se në vetvete përbën një pasuri kombëtare që duhet konsideruar partnere e vazhdueshme dhe ndihmëse në konsultimin dhe realizimin e koordinuar të reformave, me qëllim jo vetëm realizimin e tyre, por realizimin e tyre me sukses, me kosto sa më të minimizuara dhe në kohën më të shkurtër.

Vetëm në partneritet luajal dhe funksional të dyanshëm, marrëdhënia qeveri-biznes arrin të ketë rendimentin më të lartë dhe impaktin më pozitiv në çfarëdo sfere të ekonomisë dhe të jetës së qytetarëve të saj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Tragjedia në Durrës/ Reagimi i parë zyrtar lidhur me ngjarjen: Nga se u shkaktua zjarri

FOTO/ Dikur luante kundër Ronaldos e Kakasë, sot berber në Elbasan. Historia e futbollistit shqiptar

E RËNDË/ Tragjedi në familjen durrsake, zjarri iu merr jetën trinjakëve të mitur

Bes Kallaku e ‘turpëroi’ duke i kujtuar zarfin, Ermal Mamaqi tregon se sa lekë hodhi në dasmë (Foto)

A do të luhet Superkupa e Europës në Tiranë? UEFA merr vendimin

Ndalimi i simboleve të komunizmit/ Lulzim Basha fiton mbështetje të rëndësishme. Takoi sot…

Përplasja me policinë në Elbasan, biznesmeni Çela: Kam një mesazh për Berishën dhe Bashën!

“Vazhdoj ta dua Fildezin”, ish-bashkëshorti që vrau gjyqtaren bën një kërkesë që nuk pritej

Dëshmia tronditëse: Shefi i Krimeve në Durrës mori 30 mijë euro për vrasjen e djalit tim

EMRAT/ Lista e drejtorëve kryesorë të LSI në qarqe që pritet të shkarkohen

Artikulli paraprakZbulohet tabulati/ Votimi i qeverisë në Kuvend, si i bëri Rama 78 vota, tetë deputetët e PD që munguan
Artikulli tjetërFOTO/ Dhimbja e madhe që fshihet pas rrobave të zeza të deputetes së PS-së