Ballina Ekonomi Mbyllet procesi amistisë fiskale, falen 144 milionë euro. Ja rezultatet e tre...

Mbyllet procesi amistisë fiskale, falen 144 milionë euro. Ja rezultatet e tre muajve anti-informalitet

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar përfundimin e 3 muajve të aksionit antiinformalitet.

Tatimet kanë bërë të ditur edhe disa nga rezultatet kryesore të aksionit si dhe ecurinë e procesit të faljes fiskale, i cili mbyllet sot.

Sipas tatimeve, ka vijuar procesi i fshirjes automatike i detyrimeve për periudhën përpara viteve 2010 dhe kompensimi me kredi si për periudhën përpara vitit 2010 dhe atë 2011-2014.

Si rezultat i këtij procesi shuma e detyrimit të falur është 19.7 mld lekë (rreth 144 milionë euro) dhe përdorimi i kredisë për shlyerjen e detyrimeve në nivel principali është në vlerën 2.8 mld lekë. Më shumë se 41 mijë tatimpagues kanë përfituar.

Ka vijuar sensibilizimi për të mundësuar mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, ku gjatë kësaj periudhe numri i subjekteve që kanë reaguar pozitivisht  është 3,410 dhe vlera është 2.8 mld lekë.

Mbyllen 568 subjekte me shkelje

Strukturat e zbatimit kanë vijuar me verifikimet në territor. Tatimet njoftojnë se janë verifikuar 27,435 subjekte ku 19% e tyre kanë rezultuar me shkelje dhe janë penalizuar.

Janë futur në skemën e sigurimeve gjatë 12 javëve të para të aksionit 1,013 punonjës që janë konstatuar të padeklaruar dhe janë mbylluar 568 subjekte të paregjistruar në organet tatimore dhe për shkelje të tjera për moslëshim kuponi për herë të dytë.

LEXO EDHE:  Amnistia fiskale fal 16 miliardë lekë. Ja sa tatimpagues përfitojnë sipas të dhënave nga Drejtoria e Tatimeve

Janë regjistruar 5,472 subjekte të reja.

Për 12 javët e para të fushatës është mundësuar përfundimi i 18,099 kontrolleve (kontrolleve nga zyra, vizita fiskale apo verifikime në terren)

Kontrollet nga zyra përbejnë 70.8% të totalit.

Tatimet njoftuan edhe se Shërbimi i tatimpaguesit ka asistuar ballë për ballë 79,075 tatimpagues. 13,363 është numri i tatimpaguesve të kontaktuar për ligjin e faljeve.

Mbi 32 mijë tatimpagues janë kontaktuar për të nxitur vetëkorrigjimin.

13,418 është numri i vizitave këshilluese të përfunduara.

Janë organizuar 90 takime me komunitetin e biznesit në territor.

Qëndra e thirrjeve ka vijuar të ofrojë shërbimet në numrin e vënë në dizpozicion për çdo problematikë dhe suport ndaj çdo tatimpaguesi duke asistuar rreth 19,235 telefonues si dhe përdorues të live chat. /Monitor

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook