Ballina Ekonomi Media e njohur britanike: Shqipëria ndër 10 destinacionet turistike më të paragjykuara...

Media e njohur britanike: Shqipëria ndër 10 destinacionet turistike më të paragjykuara në botë

Destinacionet nuk rezultojnë gjithnjë kënaqësi dhe kjo na bën që të gjykojmë një vend sipas reputacionit.

Parisi duhet vizituar në pranverë; destinacionet me det në verë, etj. Për udhëtimet, ekspertet sugjerojnë se duhet zgjedhur momenti i duhur dhe madje thonë se duhet të rishikoni një vend, për ta rizbuluar atë në mënyrën tuaj.

Por, një tjetër çështje kthehet në optikën e britanikëve të Telegraph Travel. Mos paragjykoni destinacione. E në listën e destinacioneve të paragjykuara kudo në botë, ata vendosin edhe Shqipërinë.

Me më shumë se 100 editorë të fushës së udhëtimeve kudo në botë, redaksia e britanikes Telegraph Travel i bën thirrje ekspertëve të udhëtimeve – që edhe mjeshtri bën gabime. Pra, kurrë mos nënvlerësoni apo shmangni një udhëtim nga një këshillë e dikujt, se kjo mund tju bëjë të humbisni udhëtimin e një jete.

Telegraph shkruan “Në fund të fundit, vendet ndryshojnë. Reputacioni shpesh është i merituar, por mos harroni, bota është sheshi juaj i lojës: shkoni ta provoni për veten tuaj.”

Ku është brutaliteti që prisja të shihja? Kështu e nis artikullin Telegraph për Shqipërinë.

“Poshtë vendit ku isha ulur, i mbështetur në jastekë duke pirë kafe, vura re se disa shkallë të çonin drejt detit. I ndoqa ata, kalova pishinën, poshtë zbrita në plazh. Megjithëse ishte ende herët, ora 9 e mëngjesit, një grup të rinjsh tashmë po merrnin rreze të shtrirë. Njëra prej tyre vendosi që kishte ardhur koha e duhur, duke rregulluar flokët e saj ngjyrë kafe, u hodh me një kërcim të furishëm nga shkëmbinjtë. Momentalisht, e humba atë, u përhumb në det dhe nga reflektimi i diellit mbi gadishullin Karaburun përtej saj. Por pastaj ajo doli, u shfaq me një buzëqeshje dhe me gëzim, kërkoi që miqtë e saj të bashkohen me të.

LEXO EDHE:  Kapja e tonelatave me hashash, ja sa arrijnë të ardhurat nga kultivimi i drogës në Shqipëri

Ata nuk pritën për një ftesë të dytë. Ishte një skenë që përngjante me filmat e xhiruar në Riviera italiane – braktisje rinore, plazh privat, bukuria dekadente e mjedisit. Në të vërtetë, krahasimi mund të mos jetë aq i ngarkuar. Në këtë pikë në hartë – aty ku takohen detet Adriatik dhe Jon – Italia është vetëm 60 kilometra në perëndim. Ne ndodhemi në bregun e Radhimës, jashtë qytetit të Vlorës në Shqipërinë jugore. Aty ku paragjykimet ishin të shumta. Të miat gjithashtu. Unë kisha udhëtuar në një nga destinacionet e fundit “të fshehura” të Evropës, të ndërgjegjshëm për të kaluarën dhe imazhin e saj – me sundimin komunist që zgjati deri në vitin 1992; me një reputacion për hotele jo të mira dhe që shtoheshin në mënyrë të papërshtatshme mbi rërë.

E kisha hasur këtë të fundit në qytetin e Durrësit. Por kisha gjetur edhe diçka tjetër. Ndonëse Shqipëria u ndërtua keq në bumin e turizmit vendas, i cili pasoi ndarjen e ‘Perdes së Hekurt’, ajo la vetëm, të paprekur, një pjesë tjetër të 296 miljeve të bregdetit të saj. Radhima duket e paprekur, edhe elegante. Ku ishte brutaliteti konkret që kisha supozuar të ishte kudo? Jo këtu.” /Monitor

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook