Ballina Ekonomi Ministria e Drejtësisë, thirrje për fond shtesë për pagat e oficerëve të...

Ministria e Drejtësisë, thirrje për fond shtesë për pagat e oficerëve të policisë së burgjeve.

Për vitin 2019, Ministrisë së Drejtësisë i është caktuar një buxhet prej 12.4 mld lekësh dhe 177 mln prej tyre është fondi i cili është caktuar për pagat e oficerëve të burgjeve. Zv/ministri i këtij dikasteri ka reaguar duke vënë në dukje se ky fond është i pamjaftueshëm për pagat e rreth 3559 gardianëve. 

Duke marrë parasysh dhe kushtet e vështira dhe mbipopullimin e burgjeve, reagimi vjen dhe më i fortë. 

“Oficerët tanë të policisë së burgjeve duhet që të kenë një shpërblim financiar të denjë për detyrën që ata kryejnë. Duhet të adresojmë në fushën e investimeve mbipopullimin që kemi në burgje por dhe trajtimin e të dënuarve me dinjitet. “

Pas kërkesës për shtimin e fondit kanë reaguar dhe Spartak Braho duke mbështetur dhe po ashtu dhe Bashkim Fino duke deklaruar një rritje të fondit për pagat e policisë së burgjeve në vitin 2019.