Ballina Ekonomi Organizata Ndërkombëtare e Punës jep alarmin, rrezikohen 60% e vendeve të punës...

Organizata Ndërkombëtare e Punës jep alarmin, rrezikohen 60% e vendeve të punës në Shqipëri

Sipas raportit të fundit të ILO, rezulton se në Shqipëri ka 700 mijë punonjës vulnerabël, të cilët nuk sigurojnë të ardhura për punonjësit.

Organizata Ndërkombëtare e Punës ka lëshuar alarmin se gati 60% e vendeve të punës në Shqipëri janë vulnerabël, punonjësit e të cilëve nuk kanë një kontratë fromale punësimi, por janë të vetëpunësuar.

Sipas ILO-s, këto vende pune, përveçse janë të rrezikuara nuk garantojnë të ardhura të mjaftueshme për punonjësit si dhe kushte të përshtatshme pune.

Sipas statistikave zyrtare, në total Shqipëria ka 1 milionë e 104 mijë të punësuar. Kjo do të thotë se 57.8 për qind e të gjithë të punësuarve janë vulnerabël. ILO thotë se Shqipëria është vendi më peshën më të lartë të punës vulnerabël në rajon.

LEXO EDHE:  Bill Gates jep alarmin: Bitcoin po vret njerëz

Në Maqedoni dhe Bosnje numërohen vetëm 200 mijë të punësuar që nuk kanë kontratë të rregullt pune, ndërsa në Serbi shifra është 400 mijë vetë, ndërsa si peshë specifike kjo përbën më pak se 20 për qind të punësimit total të këtyre vendeve.

Sipas ILO-s pesha e lartë e punësimit vulnerabël është e lidhur direkt me varfërinë.

“Punësimi vulnerabël shpesh karakterizohet nga të ardhura të pamjaftueshme, produktivitet i ulët dhe kushte të vështira pune, që cënojnë të drejtat themelore të punonjësve,” raporton ILO.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook