Ballina Ekonomi RAPORTI/ Të rinjtë shqiptarë janë pa punë, por ja çfarë rrogash pretendojnë

RAPORTI/ Të rinjtë shqiptarë janë pa punë, por ja çfarë rrogash pretendojnë

Edhe pse ndoshta nuk e kanë gjetur një vend pune, të rinjtë shqiptarë kanë pretendime të ndryshme për pagat që duan të kenë në vendin e punës që mund t’ju ofrohet.

Sipas të dhënave të raportit të Deloitte “Hapat e parë në tregun e punës”, 17.1 për qind e tyre pretendojnë të paguhen 35-45 mijë lekë, 17.6 për qind mes 45-55 mijë lekë, 11.5 për qind mes 55-65 mijë lekë dhe 17.6 për qind nga 65-100 mijë lekë.

Përqindjen më të lartë 21.2 për qind e zënë të rinjtë që nuk kanë një ide për pagën që duan të kenë, ndërsa ka edhe nga ata që pretendojnë të kenë paga mbi 100 mijë lekë.

Ndërsa përpos larmisë për pritshmërinë mbi pagën, të rinjtë shqiptarë shfaqen relativisht realist për shkak se paga mesatare bruto në Shqipëri është rreth 45.845 lekë.

Megjithatë, raporti evidenton se paga është faktori i katërt i renditur nga të rinjtë shqiptarë për të zgjedhur një punëdhënës, ndërsa është faktori i dytë më i vlerësuar në rajon.

Në Shqipëri, faktor kryesor renditet mundësia për tu zhvilluar dhe për të fituar aftësi të reja.

Po ashtu, ndaj pyetjes se cilat do të ishin arsyet kryesore për të ndryshuar punëdhënës, ata sërish rendisin çështjen e nivelit të pagës si arsye të katërt në radhë, ndërsa shprehen se do të merrnin një vendim të tillë nëse nuk do të kishin vlerësim të mjaftueshëm të punës së tyre dhe mundësi të mjaftueshme për zhvillim profesional.

Në lidhje me pritshmërinë për pagën, vihet re se femrat kanë pritshmëri më të ulëta.

Raporti “Hapat e Parë në tregun e Punës është realizuar në muajt Tetor-Nëntor 2017 dhe pyetësori është plotësuar nga 965 studentë dhe të diplomuar shqiptarë./scan

LEXO EDHE:  9 arsye pse të rinjtë e talentuar pushohen nga puna

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook