Ballina Ekonomi Raporti/ Vetëm ndërtimi e hotelet kanë punë, pjesa tjetër është shumë dobët

Raporti/ Vetëm ndërtimi e hotelet kanë punë, pjesa tjetër është shumë dobët

INSTAT ka publikuar sot statistikat afatshkurtra për aktivitetin e shërbimeve dhe prodhimit për tremujorine  tretë, që janë treguesi më I hershëm i prodhimit të brendshëm bruto.

Të dhënat tregojnë se sektori që po shënon ecuri më të mirë është ai i lidhur me turizmin: hotelet dhe agjencitë e udhëtimit. Ecuri pozitive kanë edhe aktivitetet e shërbimeve. Ndërsa sektori i tregtisë është ngadalësuar, siç rezultoi dhe nga Indeksi i tregtisë me Pakicë i publikuar dje po nga INSTAT. Në rënie janë edhe telekomunikacionet.

Në prodhim, ecuri të mirë ka vijuar të reflektojë ndërtimi dhe energjia, ndërsa sektori i industrisë është ngadalësuar dukshëm.

Shërbimet

Treguesit kryesorë tremujorë mbi shërbimet, përfshijnë aktivitetet ekonomike: tregti, transport, magazinim dhe postë; hotele; informacioni dhe komunikacioni; aktivitete të arkitekturës dhe inxhinierike dhe agjenci udhëtimi.

Në sektorin e tregtisë, indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 1,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 0,2 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në aktivitetin transport, magazinim dhe posta, i  cili përfshin transportin hekurudhor të mallrave, detar, ajror, magazinimin dhe aktivitetin postar,në tremujorin e tretë 2017, Indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 4,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht  shënoi rënie 2,6 %.

Në sektorin e hoteleve, Indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 17,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rritje 2,5%.

Në aktivitetin informacion dhe komunikim, i cili përfshin aktivitetin e publikimit, telekomunikacionit si dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit, Indeksi i shitjeve neto në volum u ul 2,2 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rritje 3,3 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

LEXO EDHE:  Nga Ergys Mërtiri/ "Shoqëria moderne dhe nevoja e ethshme për argëtim"

Në aktivitete arkitekture dhe inxhinierike, i cili përfshin aktivitete arkitekturore dhe inxhinierike, aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike, Indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 13,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht  shënoi rritje 4,9 %.

Në aktivitetin agjenci udhëtimi, Indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 24,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht  shënoi rritje 19,4 %.

Prodhimi

Në aktivitetin Ndërtim, Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 19 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht u ul me 3,4 %.

Në industri, indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht shënoi rënie 4,9 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në aktivitetin Energji elektrike, gaz, avull indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 21,5  %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky tregues i përshtatur sezonalisht u rrit 15,5 % krahasuar me tremujorin paraardhës/monitor

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook