Ballina Ekonomi Shqipëria më përqindjen më të lartë të përdorimit të energjisë së pastër...

Shqipëria më përqindjen më të lartë të përdorimit të energjisë së pastër në Europë

Në vitin 2016 pjesa e energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin final bruto të energjisë arriti në 17% në Bashkimin Evropian (BE), ose sa dyfishi i sasisë në vitin 2014.

Sipas krahasimit që ka bërë Eurostat Shqipëria dhe Islanda kanë përdorimin më të lartë të energjisë së rivonueshme në Europë përkatësisht me 69.4 dhe 72.6 %, teksa në vendet e tjera ky tregues është shumë më i ulët. Shqipëria e ka të lartë përdorimin e energjisë së pastër për shkak të përqendrimit të prodhimit te brendshëm nga hidrocentralet me rreth 100 për qind të totalit.

Pjesa e burimeve të ripërtëritshme në konsumin final bruto të energjisë është një nga treguesit kryesorë të strategjisë së Evropës 2020.

Objektivi i BE-së është që të arrijë në 20% të energjisë në konsumin final bruto të energjisë nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2020 dhe të paktën 27% deri në vitin 2030.

Pjesa më e madhe e burimeve të ripërtëritshme është e përqendruar në Suedi, më e ulëta në Luksemburg, Maltë dhe Holandë.

Që nga viti 2004, pjesa e burimeve të rinovueshme në konsumin final bruto të energjisë u rrit ndjeshëm në të gjitha Shtetet Anëtare.

Krahasuar me vitin 2015, ajo është rritur me 15% në 28 shtetet anëtare. Me më shumë se gjysmën (53.8%) të energjisë së saj që vjen nga burimet e ripërtëritshme në konsumin final e zotëron Suedia, e cila renditet përpara Finlandës (38.7%), Letonisë (37.2%), Austrisë (33.5 %) dhe Danimarka (32.2%).

Në anën tjetër të shkallës, përqindjet më të ulëta të burimeve të ripërtëritshme janë regjistruar në Luksemburg (5.4%), Malta dhe Holanda (të dyja 6.0%).

Në mesin e 28 shteteve anëtare të BE-së, 11 kanë arritur nivelin e kërkuar për të përmbushur objektivat e tyre kombëtare 2020: Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Kroacia, Italia, Lituania, Hungaria, Rumania, Finlanda dhe Suedia.

LEXO EDHE:  Biznesi i 'qejfit'/ Sa shpenzojnë shqiptarët në verë, kush janë këngëtarët që paguhen më shumë

Për më tepër, Austria është në më pak se 1 pikë përqindje  larg objektivit të saj 2020. Në anën tjetër të shkallës, Holanda (8,0 pp nga objektivi kombëtar 2020), Franca (7,0 pp), Irlanda (6,5 pp), Mbretëria e Bashkuar (5,7 pp) dhe Luksemburgu (5,6 pp) janë më larg nga objektivat e tyre./monitor

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook