Ballina Ekonomi Sigurimi i detyrueshëm për pronat, variantet e FMN dhe Bankës Botërore për...

Sigurimi i detyrueshëm për pronat, variantet e FMN dhe Bankës Botërore për shtëpitë dhe të mbjellat

SHPËRNDAJE

Përmbytjet e fundit në vend sollën edhe një herë në vëmendje atë që qeveria e ka lakuar disa herë por që ende nuk ka marrë një masë konkrete ligjore.

Sigurimin e detyrueshëm të pronës. Në fakt ky është një diskutim i hershëm mes qeverisë dhe institucioneve ndërkombëtarë financiare si Banka Botërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar por akoma nuk ishte dhënë asnjë sinjal konkretizimi. Kryeministri Edi Rama u shpreh se nisma ligjore do të shihet me përparësi duke i hapur rrugë kështu sigurimit të detyrueshëm të pronës.

“Është sigurisht e përparësi marrja e nismës ligjore për sigurimin e banesave ndaj përmbytjeve dhe bizneseve. Jemi ende i vetmi vend që nuk ka një masë të tillë në ligj dhe ku pastaj njerëzit e prekur mbeten në mëshirën e fatit dhe në pritje vetëm nga buxheti i shtetit që nuk mund të përballojë gjithçka gjithmonë edhe pse këtë herë, ne do ti përballojmë, si dhe herën e kaluar, gjithë detyrimet që burojnë nga kjo krizë. Është shumë e rëndësishme që gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit si në çdo vend normal të sigurohen në mënyrë që dëmet e tyre të kompensohen në bazë të këtij mekanizmi” tha Rama.

Sigurimi i pronës ndaj katastrofave ka zënë një vend të veçantë në debatet me FMN dhe Bankën Botërore por vëmendja e tyre ka qenë kryesisht tek pasojat nga një tërmet e mundshëm duke qenë se Shqipëria është një zonë me aktivitet të lartë sizmik.

Por çfarë thotë në fakt FMN dhe BB për Shqipërinë
Në tre raporte të ndryshme që i takojnë vitit 2014 Banka Botërore dhe FMN japin disa aspekte për sigurimin e detyrueshëm të shtëpive. Së pari që ende kjo mbetet një pikë e dobët e tregut shqiptar ku në 100 banesa vetëm 2 janë të siguruara. Por edhe pse me këtë nivel Banka Botërore vlerëson se ekspozimi është i lartë për kompanitë.

“Edhe me ketë mbulim një portofol tipik për sigurimin nga tërmetet me një kompani që ka një kapital minimal prej 3 milionë eurosh ekspozohet ndaj akumulimit të një risku ndaj tërmeteve me vlerë 380 milionë euro” vlerën Banka Botërore. Ajo nënvizon se duhet të forcohen kapacitetet në mënyrë që kompanitë të paguajnë në kohë pretendimet që mund të ngrihen.

Banka Botërore nënvizon ngritjen e një Programi Sigurimi Kombëtar për Tërmetet që do të sanksionojë se sigurimi për shtëpitë duhet të bëhet i detyrueshëm. Arsyeja pse kjo do të bëhet përmes një programi tërmeti dhe jo përmbytjeje është sepse risku i tërmetit është evident për gjithë zonat në Shqipëri. “bërja me detyrim e sigurimit të shtëpisë do të sigurojë një pjesëmarrje më të gjerë duke kontribuuar në një difersifikim më të mirë të riskut por edhe për të siguruar përqindje më të favorshme në marrëveshjet e ri sigurimit në tregjet ndërkombëtarë” shprehet Banka Botërore.

Po kështu sugjerohet që primi i sigurimit të mos jetë shumë i lartë duke rekomanduar një vlerë 50 euro ne vit për një kompensim që mund të varioje nga 20 mijë në 40 mijë euro.

Gjithashtu skema mund të ketë diferencime ku shtëpinë në ndërtim pra të papërfunduara dhe ato të pabanuara të kenë një prim më të ulët.

Krejt ndryshe qëndron skema e sigurimit në bujqësi. Për Shqipërinë duket se kjo alternativë nuk vlen shumë për aq kohë sa parcelizimi është i lartë. Shembuj të suksesshëm sipas Bankës Botërore janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja.

Skemat e sigurimit në bujqësi ndjekin logjikën e prodhimit së pari në kuptimin që sigurohen së pari ato që kategorizohen si drithëra dhe së dyti qeveria është pjesëmarrëse në skemë. Kjo do të thotë se fermerëve ju paguhet një pjesë e primit nga një fond i posaçëm që ndahet çdo vit. Kjo bën që primi final të jetë më i pranueshëm. /monitor

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



SHPËRNDAJE

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën 65-vjeçari, policia arreston shoferin (Emri)

Denoncimi: “Eskobari” i Ballkanit emëronte punonjësit e tij në polici

Numri i fundit që ndodhet në vitin tuaj të lindjes tregon shumë për ju: 100% më saktë!

Çmendet moti, ja çfarë na pret javën që vjen

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën, përfundojnë gjithnjë në divorc

Protesta e PD/ Flet deputeti: Shqipëria nuk është më me lugatë por me Balil dhe Habil, nuk do të lejojmë që…

Pse janë trembur sot kaq shumë hordhitë korruptive të Shqipërisë?

EMRI/ Nuk i’u bind urdhërave të policisë, ja si e pëson shkodrani që po transportonte drogë (Video)

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Nuk është Kandahar, por Tirana!

Buxheti i Tiranës 2018: Sa do paguani për taksën e pronës (dyfish), parkimin, hapësirën, rekord nga ndërtimet…

Artikulli paraprakTrimëresha Mosko Xhavella dhe gratë suliote, këto heroina shqiptare me një fund tragjik
Artikulli tjetërVIDEO/ Rrëfimi prekës i shqiptarit që gatoi për Mbretëreshën e Anglisë