Ballina Ekonomi Studimi: Paga minimale në Shqipëri më e ulëta në rajon

Studimi: Paga minimale në Shqipëri më e ulëta në rajon

Sipas një studimi të Open Data, me të dhëna për vitin 2013, paga minimale në Shqipëri është 156 euro në muaj.

Kjo pagë minimale është përcaktuar me vendim të KM në vitin 2013 në vlerën 22000 lekë në muaj.

Me një vendim të vitit 2017, pas katër vjetësh mosndryshimi, paga minimale është rritur në vlerën 24000 lekë/muaj. Kurse në bujqësi paga minimale është vetëm 5035 lekë ose 38 euro në muaj ose pothuajse 1,5 euro për çdo ditë pune.

Me këtë pagë minimale Shqipëria është vendi i fundit në rajon dhe shumë larg vendeve të BE.

Nga të dhënat e vitit 2013, Shqipëria është e pas Kosovës, e cila Kosova ka dy paga mininale, një në vlerën 130 euro në muaj për të gjithë qytetarët nën moshën 35 vjec dhe 170 euro në muaj për të gjithë qytetarët me moshë 35-65 vjeç.

Vendi që ka pagën minimale më të lartë është Luksemburgu, 1921 euro në muaj.

Paga minimale në Shqipëri është gati 3 herë më e ulët se në Kroaci dhe rreth 2,7 herë më e ulët se në Turqi. Ajo është më e ulët se në Malin e Zi, Maqedoni dhe Serbi (188 euro/muaj).

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook