Ballina Ekonomi Vjen lajmi i mirë nga ALUIZNI: Për të gjithë banorët që janë...

Vjen lajmi i mirë nga ALUIZNI: Për të gjithë banorët që janë në proces legalizimi…

ALUIZNI ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë banorët që janë në proces legalizimi, të cilët do të kenë lehtësime për të bërë të mundur lidhjen me UKT-në.

Të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë objekte në proces legalizimi, nuk do të kenë të nevojshme paraqitjen pranë zyrave për të bërë lidhjen me UKT-në, sepse tanimë ky shërbim do të kryhet nga vetë Drejtoria e UKT-së.

Marrëveshja e bërë mes këtyre dy institucioneve ka si qëllim fromalizmin dhe bashkëpunimin pë shkëmbimin sa më efektiv të infromacionit, reduktimin e kostove administrative, si dhe ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve. 

LEXO EDHE:  "Tunning Show" në Tiranë, çunat e “me lekë” reklamojnë makinat 400 mijë euroshe por ja kush ia prish festën (Foto-Video)

Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, i është siguruar e drejta e hyrjes në bazën e të dhënave të aplikimeve për legalizim të ndërtimit pa leje, nëpërmjet portalit “e-Albania”.

Në ditët në vijim, sipas një kalendari, një marrëveshje e tillë që lehtëson punën dhe shkurton sorollatjet e qytetarëve, do të shtrihet edhe në Drejtoritë e tjera të vendit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook