Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka firmosur sëfundmi një tjetër largim nga rradhët e zyrtarëve të lartë të Prokurorisë së Përgjithshme, të njohur si “besnikë” të paraardhësit të saj, Adriatik Llalla.

Fjorida Ballauri

Burime zyrtare nga organi i akuzës konfirmojnë për “DuaLajm.com” se Marku ka firmosur sëfundmi shkarkimin nga detyra të Fjorida Ballaurit, e cila u bë e njohur për opinionin publik kur në emër të Adriatik Llallës doli para mediave për të sulmuar publikisht ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

Ballauri, ishte një njohje e vjetër e Llallës, e kjo për shkak se ata kishin punuar sëbashku edhe në periudhën kur ish-kryeprokurori drejtonte Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive.

DuaLajm.com“, raporton gjithashtu se Fjorida Ballauri është edhe vajza e një prej gjyqtarëve të akuzuar më shpesh në media për nepotizëm dhe pasuri të dyshimtë, Stavri Kallço, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Korçës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook