Pas fitores së arritur ndaj boksierit meksikan që në raundin e parë, sportisti shqiptar me famë botërore dhe kampioni i Europës në Kick-Box, Kristian Prenga po shijon pushimet në Kuba.

“DuaLajm.com” siguron 2 fotografi ekskluzive të kampionit 26-vjeçar, i cili po i kalon këto ditë të nxehta në një nga plazhet më të bukura tropikale të Kubës, në “Varadero-Melia Las America”.

Kujtojmë që në 30 qershor, Prenga fitoi ndeshjen ndaj boksierit meksikan, Abraham Pascuale duke e rrëzuar kundërshtarin knock-down që në raundin e parë.

Ndeshja u zhvillua në Niagara Falls, Ontario, Kanada dhe u transmetua live dhe ekskluzivisht në “DuaLajm.com”.