Dita e djeshme ishte tragjike për metropolin kanadez pas një akti çmendurie nga 25-vjeçari Alek Minassian.

Masakra ndodhi në “Champs-Élysée”-në e Torontos, Yong Street. Rruga më e famshme, që ndan pjesën Lindore nga ajo Perëndimore e qytetit.

Dualajm.com sjell pamje ekskluzive kur shqiptari Besi Kondi ka rendur menjëherë jashtë zyrës për të dhënë ndihmën e tij rreth orës 13:30.

Besi Kondi punon si Property Manager  pranë Kompanisë DEL. Djaloshi shqiptar u raportua dhe në një nga mediat më të njohura në Kanada, Toronto Star, për ndihmën që ai dha ndaj viktimave në tragjedinë që ndodhi ditën e djeshme në Kanada.

Vlejmë të përmendim se Besi Kondi është djali i Dr. Ruki Kondi, e cila konsiderohet si një nga historitë e suksesit shqiptar përtej oqeanit.

E vendosur në Kanada që prej vitit 2000, përmes shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze ajo ka bërë një punë të madhe për promovimin e kulturës shqiptare në Kanada. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook