“Dualajm.com” ka mundur sot të sigurojë ekskluzivisht një raport financiar të përpiluar nga Partia Socialiste ku sqarohen në detaje burimet e të ardhurave të forcës politike që drejton vendin.

Sipas raportit të siguruar nga “Dualajm.com” mësohet se për vitin 2016, PS-ja ka patur në total rreth 860 milionë lekë të vjetra të ardhura, nga të cilat rreth 730 milionë lekë kanë qenë nga financimi i buxhetit të shtetit.

Ndërsa sa i përket shpenzimeve, mësohet se për vitin e kaluar PS-ja ka harxhuar në total të gjitha fondet e dhëna nga shteti, kryesisht jo vetëm për të paguar stafin por bie në sy edhe fakti se 22 milionë lekë të vjetra janë shpenzuar nga zyrtarët e PS-së për hotele, dieta e udhëtime.