Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka bërë thirrje prokurorisë së Krimeve të Rënda se duhet të vendosë në akuzë zyrtarët përgjegjës të ekstradimit skandaloz, haptazi në kundërshtim me ligjin të Nezar Seitin.

Përmes një statusi në Facebook, Manjani bën thirrje që të mos kursehet asnjë ministrë, as prokuror në detyrë.

Reagimi i Manjanit vjen një ditë pas dorëzimit të Mandatit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Postimi i plotë:

Tani prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të vendosë në akuzë zyrtarët përgjegjës të ekstradimit skandaloz, haptazi të paligjshëm të Nezar Seitit.

Nuk ka pse të “kursejë” as Ministren e Drejtësisë e as Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme!

Një ditë kjo përgjegjësi do ushtrohet, por Shqipëria ka sot nevojë për të!

E ftoj Prokurorinë e Krimeve të Rënda të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të marrë në përgjegjësi penale të gjithë ata që ekstraduan personin kyç, në shkelje të hapur të ligjit!

Të mos kursehet as kur është fjala për Ministër apo Prokurorë në detyrë!

Kjo është e domosdoshme nëse duam drejtësi të besueshme!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook