Policia ka identifikuar autorin e dyshuar për vrasjen që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme, ku u ekzekutua 28-vjeçari, Mario Majollari.

Burime zyrtare nga policia bëjn,ë me dije se ai është Kastriot Gjuzi, banues në Rrogozhinë.

Sipas policisë, ai është vëllai i Ilir Gjuzit, i cili është vrarë nga Avni Mujollari, babai i të riut që u vra dje në zonën e Kinostudios.

Njoftimi i Policisë
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, bënë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar:

Kastriot Gjuzi, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Ky është vëllai i Ilir Gjuzit, i cili eshte vrare nga Avni Majollari, babai i te riut te vrare mbreme.

Ky person dyshohet se  rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri shtetasin Mario Majollarin, 28 vjeç.

Vijon puna intensive për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të  shpallur në kërkim.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për akuzat e “Vrasjes për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit Kastriot Gjuzit.

Viktima, Mario Majollari

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook