Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në kryqytet ku humbi jetën një gjykatëse si dhe reagimit nga bota e politikës në vendin tonë ka reaguar dhe kryeministri Rama i cili quan ‘krokodilë’ të gjithë ata që reaguan për ekzekutimin e 39-vjeçares dhe thotë se ata nuk e donin reformën në drejtësi.

“Krokodilët që lotojnë për gjykatësen e ndjerë nuk donin as Reformën në Drejtësi as Vetingun! Përpara me Vetingun për drejtësinë që duam🇦🇱🇪🇺”